Prishtina: Thanë se do të bënim kalkulime, ua mbyllëm gojën

0
Gjigandi

Prishtina e ka pranuar se Ballkani ishte skuadra më e mirë në ndeshjen e zhvilluar sot në Suharekë, ndërsa ka thënë se beson se ua ka mbyllur gojën atyre që thanë se Prishtina do të bënte kalkulime në këtë ndeshje.

Ballkani dhe Prishtina u ndanë me barazim me rezultat 2:2 në stadiumin e qytetit në Suharekë, rezultat ky që kryeqytetasve ua shuan ëndrrat për titull, përderisa Ballkani mund të shpresojë ende, shkaku i disfatës së Dritës.

“Shumë kush sot aludonte që Prishtina do të kalkulonte ndonjë matematikë, por pas rezultatit baras e që s’i hyri askujt në punë, besojmë ta kenë mbyllur gojën!”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Prishtinës.

“Ballkani sot ishte skuadër më e mirë, sidomos në pjesën e parë, por me gjithë problemet me mungesat në përbërje (Januzi e Bekaj kartona, Zyba i lënduar e Krasniqi u lëndua në minutën e 33-të), Prishtina ia doli të rikthehet e pamposhtur”.

“Me këtë rezultat, Ballkani ende e ka fatin në duart e veta, ndërsa Prishtina ka vetëm gjasa matematikore të përfundon e dyta. Pra, Evropa për Prishtinën duhet me gjasë të madhe të kërkohet nga finalja e Kupës, po me Ballkanin”.

RonaTyra

“Për treguar që Ballkani ishte më kërkues janë 15 gjuajtjet në portë, 6 prej tyre në kuadrat përkundër vetëm 5 gjuajtjeve të Prishtinës (vetëm 3 në portë)”.

Pas këtij barazimi, Ballkani radhitet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Drita, ndërsa Prishtina radhitet në pozitën e katërt, me gjashtë pikë më pak se liderja Drita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu