Prishtina të dielën, në kuadër të javës së 23-të të Ipko Superligës, pa praninë e shikuesve, nga ora 18:00, e presin Ferizajn e renditur në pozitën e 10-të me 25 pikë të tubuara dhe është në luftën për ekzistencë.
“Prishtina ka mposhtur Ferizajn në dy ndeshjet e këtij edicioni, 2:0 në Ferizaj dhe 3:2 në “Fadil Vokrri”. Këto dy gola të pranua e kishin lënë Prishtinën në vendin e 4-të dhe jo të 3-të.
Megjithëse nga 40 përballjet e pasluftës Prishtina ka plot 25 fitore, 11 barazime dhe vetëm 4 humbje, ndeshjet me Ferizajn asnjëherë nuk janë përballje të lehta. Normalisht edhe goldallimi flet në të mirë të Prishtinës, +40, 63:23. Ferizaj nuk e ka mposhtur Prishtinën në 12 ndeshjet e fundit nga viti 2014, por ka arritur 4 barazime dhe secili ky barazim i ka prishur punë prishtinasve dhe dy prej këtyre barazimeve janë arritur në kryeqendër, megjithatë Ferizaj nuk ka fitore të regjistruar në Prishtinë.
Prishtina ka mesatarisht mbi 2 gola për ndeshje në përballje, ndërsa Ferizaj mezi kalon një gjysmëgoli.
Nga 40 përballjet, 15 prej tyre janë mbyllur me jo më shumë se 1 gol (9-herë 1:0, Prishtina i ka fituar 6 të tilla dhe 6-herë pa gola, tre herë në “Fadil Vokrri”). Megjithatë Prishtina ka disa fitore të larta si 4:0 (2 herë), 4:1 e 3:0 (nganjëherë), derisa Ferizaj të katër fitoret i ka me rezultat të ngushtë 1:0 (3 herë) dhe 2:1 (1 herë).
Tek Prishtina më së shumti kanë shënuar Malsor Gjonbalaj e Azem Ahmeti nga 4 gola, ndërsa nga futbollistët aktiv kanë shënuar Januzi 3 (1×2), Korenica 2 dhe nga 1 gol kanë John, Thaqi dhe Mankenda.
Te skuadra e Ferizajt mbi 1 gol kanë shënuar vetëm dy futbollistë, Sherif Topalli ka 2 gola dhe Avdyl Haliti 3 gola”, shkruan në faqen e FC Prishtina.