Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Sipas saj, procesi është farse dhe përfundimi do të jetë që kryeministri Rama do të kapë institucionin e Presidencës. Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Mehmetaj tha se do të jetë e vështirë të gjendet një figurë e fortë si ajo e Ilir Metës.
“Procesi duket që është i gjithi një farsë dhe përfundimi do të jetë që Rama me votat e veta e të blera të zgjedhë presidentin, pra të kapë edhe një institucion tjetër, i vetmi që ka qenë i pavarur deri më sot.
Mendoj që ka figura që janë konsensuale, njerëz të balancuar që mund ta mbulonin shumë mirë figurën e presidentit. Dyshoj që qëllimi i Ramës dhe i kësaj mazhorance është të gjejë një figurë të tille.
Mendoj që do të jetë e vështirë që të gjendet një figurë tjetër si ajo e zotit Meta i cili ka paur e forcën politke që të dijë t’i bëjë ballë kësaj qeverisje. Dyshoj që të gjendet një figurë e tillë kaq e fortë”, tha Mehmetaj.