Presidenti Meta për krizën në arsim: Dramë kombëtare!

0
Presidenti Meta për krizën në arsim: Dramë kombëtare!
Gjigandi

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka cilësuar krizën në arsim si një dramë kombëtare dhe krizë të

“krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër”.

Kreu i shtetit tha se është e papranueshme dhe patolerusheshme që rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç, është vetëm me arsim fillor, ndërkohë që arsimi 9-vjeçar është detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë.

Presidenti Meta tha se këto janë premise dhe që nxisin braktisjen e vendit nga rinia.

“Është e papranueshme, që sipas INSTAT, më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë, përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm.

RonaTyra

Është e patolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç, vetëm me arsim fillor.

Të gjitha këto janë premisa dhe nxitëse, për fat të keq, të braktisjes masive të vendit nga rinia dhe të shpopullimit të Shqipërisë në tërësi.

Prandaj pamëdyshje do ta cilësoja krizën në arsim, një krizë të rëndë ekzistenciale të shoqërisë tonë, për sot dhe për nesër.

Një dramë kombëtare, sepse i heq Shqipërisë, pasurinë e saj më të çmuar, rininë dhe burimet njerëzore, si promotorë të përparimit dhe të modernizimit të saj”, u

shpreh ai.

Kreu i shtetit u ndal edhe tek legjimiteti iinstitucioneve shtetërore, politike dhe demokratike, duke theksuar se vendi është në një lëngatë të vazhdueshme.

“Është e qartë që vendi është në një lëngatë të vazhdueshme të legjimitetit të institucioneve shtetërore, politike dhe demokratike.

Pa asnjë diskutim kjo zgjidhet vetëm përmes luftës dhe përpjekjeve, për të garantuar votën e lirë.

Votën e lirë në nivel kombëtar, votën e lirë në nivel vendor dhe votën e lirë brenda çdo force politike, që kërkon të jetë e besueshme dhe t’i kontribuojë rivendosjes së sistemit të llogaridhënies demokratike në vend, sa më parë të jetë e mundur”,

tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu