Presidenti iranian: Nuk mbyllemi më, s’e përballojmë dot!

0
Gjigandi

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.

“Situata jonë ekonomike nuk na e lejon një mbyllje të dytë”, u shpreh Rouhani.
Më shumë se 12.400 vetë kanë ndërruar jetë në republikën islamike që prej fillimit të epidemisë. Irani ishte një nga vendet që u godit më rëndë prej koronavirusit që në fillesat e sëmundjes, dhe e vuri shpejt karantinën, të cilën e hoqi më pas në muajin prill. Por tani vendi po përjeton një shtim të ndjeshëm të rasteve dhe vetëm të enjten, bilanci ditor I vdekjeve shkoi në 221.
Rouhani thotë pavarësisht situatës së rënduar shëndetësore, një tjetër rrezik madhor I kanoset vendit, e ai është kolapsi ekonomik. Për këtë arsye, e bëri të qartë së iranianët duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe sociale, por duke respektuar ndërkohë në maksimum protokollet e shëndetit.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu