Presidenti i ri i Shqipërisë, shtyhet nisja e procesit të zgjedhjes më 10 maj me propozim të opoz…

0
Presidenti i ri i Shqipërisë, shtyhet nisja e procesit të zgjedhjes më 10 maj me propozim të opoz…
Gjigandi

Konferenca e Kryetarëve në Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi ditën e sotme mbledhjen për nisjen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në fund, pas dakordësisë mes kryetarit të grupit të Partisë Socialust, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, u vendos që mbledhja e sotme të mbyllet pa vendimmarrje dhe të vijohet më datë 10 Maj për të shënuar nisjen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Ndërkohë Balla propozoi që më datë 16 të zhvillohet raundi i parë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit.

Më herët, PS kishte propozuar që dita e sotme, pra data 4 maj të konsiderohej si fillimi i procesit të zgjedhjes së presidentit dhe për rrjedhojë, raundi i parë i votimit të jetë data 10 Maj.

Por Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër kësaj date, duke argumentuar që publikut t’i jepet mundësia për të qenë i mirë informuar. Ai sugjeroi që si datë, moment i nisjes së procesit të fillimit, të jetë data 10 Maj. Alibeaj kërkoi po ashtu që distanca nga raundi në raund të jetë 7 ditë.

RonaTyra

Edhe kryetari i grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu ishte kundër datës 10 maj të propozuar nga PS për raundin e parë të votimit.

Ai theksoi se është e nevojshme që të bëhen të gjitha diskutimet e nevojshme dhe të mos shkohet me ngut në raundin e parë, kjo edhe për arsyen se deri më tani nuk ka një emër të propozuar si kandidat.

“Nëse shkojmë në datën 10 maj, pyetja është e thjeshtë, kush është kandidati për President”, pyeti Mediu gjatë mbledhjes.

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste tha se procesi i zgjedhjes së presidentit të ri do të jetë nga fillimi deri në fund, kushtetues.

Taulant Balla foli për kushtin e vetëm të PS. Ai theksoi se i gjithë procesi do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. “Ky proces,- theksoi kreu i grupit parlamentar socialist-, do të zhvillohet vetëm në nivel të grupeve parlamentare”.

Balla ra dakord me propozimin e Alibeajt që fillimi i procesit të jetë me datë 10 maj. Po ashtu ai propozoi që më datë 16 Maj të zhvillohet raundi i parë i votimit për President.

“Bie dakord që fillimi procesit të konsiderohet data 10 (maj), por duke bërë arsyetimin që sapo njoftova dhe publikun që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese për të ruajtur rigorozitetin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Data 16 të jetë raundi i parë. Besoj me këtë propozim i kemi përmbushur pritshmëritë për një proces serioz”, u shpreh Balla.

Në fund, kryetarja e Konferencës së Kryetarëve, Lindita Nikolla, miratoi propozimin e rënë dakord që mbledhja të quhet e pambyllur dhe të vijojë në datën 10 Maj.

“Atëherë referuar propozimit të bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PD dhe konsensusit të dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së mbledhja quhet e pambyllur, vijon në datën 10 dhe në respekt të nenit 87 të Kushtetutës”, tha Nikolla./tvklan.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu