Paris Saint Germain sot është kurorëzuar me titullin e kampionit.
Ligue 1 u bë liga e parë nga top pesë ligat evropiane që vendosi t’i jap fund garave, pas masave të shtyra nga qeveria e atij vendi.
Kështu, PSG u kurorëzua me titullin e kampionit, pasi ishte skuadra që printe tabelën në kohën kur futbolli u suspendua.
Pas këtyre ngjarjeve, disa fjalë ka thënë edhe presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi, i cili ka thënë se dëshiron t’ia dedikojë titullin punonjësve mjekësor.
“Ne duam të dedikojmë këtë titull të kampionit për të gjithë stafet e spitaleve dhe heronjëve të tjerë ditorë, të cilët ishin të përkushtuar dhe aspak egoistë për shumë javë, dhe kanë admirimin tonë”, ka thënë presidenti i PSG.
PSG kështu ka fituar titullin e tretë radhazi dhe të nëntin në total.
Sigurisht, ky titull nuk do të harrohet asnjëherë, pasi vjen në rrethana të çuditshme dhe të jashtëzakonshme.