Presidenti i La Liga-s shokon Barçën: Ja pse nuk mund të nënshkruash me Lewandowski

0
Presidenti i La Liga-s shokon Barçën: Ja pse nuk mund të nënshkruash me Lewandowski
Gjigandi

Lewandowski është kryefjala e merkatos nga Spanja, pasi Mbappe vendosi përfundimisht t’I thoshte “jo” Real Madridit. Megjithatë, presidenti I La Liga-s, Javier Tebas donte të paralajmëronte këtë të mërkurë se Barcelona nuk mund të nënshkruajë me polakun tani për tani. Nuk duhet harruar se bomberi i Bayern Munich është objektivi prioritar i klubit katalanas për këtë verë.

Në fakt, Tebas ka shpjeguar se Barça do të duhet të shesë lojtarë të tjerë në mënyrë që të marrë Lewandowski: “Laporta e di se çfarë duhet të bëjë. Ai i njeh në mënyrë të përsosur rregullat tona të kontrollit ekonomik dhe situatën financiare të Barcelonës. Rregullat janë për të shmangur problemet e mëdha ekonomike në klubet spanjolle. Nuk e di nëse ai do të shesë De Jong, Pedri apo Pepito Perez.

Laporta e di se çfarë duhet të bëjë, të shesë asete dhe të hyjë më shumë në partneritete me sponsorë, kjo është ajo që duhet të bëjë. Barça ka pasur shumë humbje të akumuluara në vitet e fundit, disa prej të cilave mund të ishin shmangur. Barça e ka arkën bosh, sot për sot nuk mund të nënshkruajë me Lewandowski”.

Nuk është e nevojshme të harrohet se Lewandowski po bën presion për të përfunduar në “Camp Nou”. Polaku, përmes një konference për shtyp të martën nga grumbullimi me kombëtaren e tij i dërgoi një mesazh të qartë Bayernit. Ai nuk do të vazhdojë në “Allianz Arena”, ndaj gjëja më e mirë është largimi. Polaku shpreson që klubi gjerman të mos e pengojë të largohet.

Lewandowski ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij. Vetë futbollisti ka caktuar 14 qershorin, kur luan ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, për të folur mbi të ardhmen e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu