Prerje 50 dollarëshe, tre të arrestuar për falsifikim parash në Tiranë

0
Prerje 50 dollarëshe, tre të arrestuar për falsifikim parash në Tiranë
Gjigandi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

Viard Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë, Etmond Dokushi, 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

RonaTyra

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu