Muhaj: Feja ka qenë bashkëshoqëruese e sistemeve politike, të krenohemi me historinë tonë fetare

0
Muhaj: Feja ka qenë bashkëshoqëruese e sistemeve politike, të krenohemi me historinë tonë fetare
Gjigandi

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, historiani Ardian Muhaj u shpreh se shoqëria njerëzore ka bashkëjetuar me fenë.

Muhaj tha se në fakt historia na tregon se feja ka qenë e rëndësishme dhe bashkëshoqëruese e sistemeve politike.

Muhaj: Shoqëria njerëzore ka bashkëjetuar me fenë, ashtu sikurse ndodh tani, por që pretendon se nuk është duke bashkëjetuar dhe pretendon se ajo nuk është e rëndësishme. Në fakt historia na tregon se feja ka qenë e rëndësishme dhe bashkëshoqëruese e sistemeve politike.

Nuk mund ta shmangim dhe të hiqemi sikur nuk ka peshë dhe nuk e formaton shoqërinë. Nëse pretendojmë këtë gjë atëherë është një vetëmashtrim. Ka mënyra dhe dokumente që tregon se si ka qenë marrëdhënie e ngushtë shoqëri dhe fe. Ne duhet ta vlerësojmë historinë tonë në tërësi. Ne duhet të krenohemi jo vetëm me historinë politike e kulturore, por edhe atë fetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu