Prapaskena e bujshme nga Italia! Reja i dha prioritet Interit para Shqipërisë

0
Gjigandi

Ku është Kristjan Asllani? Kjo është pyetja që bënë shumë mbështetës të kombëtares shqiptare teksa deri në përfundim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës nuk panë mesfushorin e talentuar të zbriste në fushën e lojës me fanellën kuqezi. Lojtari qëndroi gjatë 90 minutave në stol dhe nuk mundi të jepte kontributin e tij në sfidën e cila u mbyll me shifrat 1-1.

Kushdo që ka menduar se kjo ishte një “ngelje në klasë” për mesfushorin nga trajneri Edi Reja, me sa duket është gabuar. E vërteta sipas mediave italiane është që tekniku i përfaqësueses shqiptare i ka dhënë më shumë prioritet Interit sesa fanellës kuqezi. “Corriere Dello Sport” bën të ditur prapaskenat e bujshme të mosaktivizimit të Asllanit, i cili u kthye i freskët në stërvitje dje me Interin, i cili bëhet gati për një ndeshje të vështirë në fundjavë ndaj Romës.

“Një asist i çmuar nga ana e trajnerit Reja dhe Federatës, të cilët, duke parë rëndësinë që ka për Inzagin regjisori i ri, u sensibilizuan nga një telefonatë që erdhi nga Milano. Ndeshja në Tiranë nuk kishte shumë rëndësi për klasifikimin për Shqipërinë dhe kështu Kristjan u kursye duke pasur parasysh ndeshjen Inter-Roma. Ajo do të jetë ndeshja e tij e parë si titullar me fanellën zikaltër”, shkruante gazeta italiane duke treguar kështu një prapaskenë shumë të bujshme por edhe shqetësuese, pasi në një ndeshje zyrtare, stafi kuqezi dhe FSHF kanë vënë në plan të dytë interesin kombëtar duke i dhënë prioritet atë të një klubi italian.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu