Ledri Vula di si ta “përkëdhel” veten, blen makinën 100 mijë euroshe (FOTO)

0
Gjigandi

Çfarë të mbjellësh do të korrësh! Pas një sezoni të mundimshëm me koncerte të njëpasnjëshme, Ledri Vula është shpërblyer në mënyrën më të mirë.

Reperi e ka përkëdhelur veten me një dhuratë e cila kap shifrat e 100 mijë eurove. Bëhet fjalë për një makinë të tipit “ Porsche Carrera 911 TURBO”.

Ndonëse Ledri në faqen e tij zyrtare në Instagram nuk ka postuar akoma foto të dhuratës luksoze, ky lajm është bërë i ditur nga disa imazhe të ndarë në Instagramin e kompanisë ku e ka blerë makinën.

Në foto dukej Vula i cili kishte pozuar pranë “bishës” së re.

Kujtojmë që Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha tashmë janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

RonaTyra

Një pyetje që po e ‘përndjek’ çiftin kudo është se kur kanë ndërmend t’i bëjnë një motër ose një vëlla vogëlushes së tyre. Ledri ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë pasi ka treguar dhe më parë se vetë është vëlla i vetëm.

“Unë jam një fëmijë i vetëm, nuk kam vëlla ose motër aq sa është e mirë aq nuk është e mirë, kur ju shoh juve të dyve nuk do doja me e lënë pa një motër ose vëlla, do kisha pas qejf me një motër ose vëlla”, është shprehur reperi disa kohë më parë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu