Tani zbulon bisedën private me Luizin në dhomën e rrëfimit

0
Gjigandi

Aktori i humorit Tan Brahimi, vendosi të largohej me dëshirën e tij nga “Big Brother Vip”, pas më shumë se dy javësh qëndrim.

Ai tha se nuk ndihej rehat aty, pasi të gjithë e kishin mendjen te loja dhe debatet, teksa tashmë që ka dalë, Tani i është rikthyer rrjeteve sociale, i cili ka treguar se tashmë i ka si “punë.”

Së fundmi, aktori i humorit ka bërë një live në “TikTok”, ku ka përshëndetur të gjithë fansat e tij për mbështetjen që i kanë dhënë dhe sigurisht ka ndarë me ta pak nga eksperienca e tij në “Big Brother Vip.”

Një fans e ka pyetur Tanin në lidhje me sekretin që i ka treguar Luiz Ejlli në dhomën e rrëfimit. Tani dhe këngëtari e kanë treguar edhe më para, por aktori i humorit iu përgjigj sërish kësaj pyetje.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat. E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok. Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live. E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën. Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, u shpreh Tan Brahimi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu