Muratorëve shqiptarë iu gjetën 17 kg kokainë dhe 60 mijë €

0
Gjigandi

Një shqiptar nën hetim u arrestua dhe dënua me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi antidrogë që nisi janarin e kaluar.

Operacioni në fjalë çoi asokohe në sekuestrimin e 17 kg kokainë dhe 60 mijë eurove që i posedonte një bashkatdhetar i tij.

Të arrestuarit aktual, i cili është ndaluar në aeroportin e Perugia-s pas një periudhe të kaluar jashtë vendit, i janë sekuestruar 13 mijë euro.

Gjithashtu policia kishte gjetur edhe një vend të fshehtë poshtë sediljes së makinës së tij, që dyshohet se është përdorur për të fshehur lëndën narkotike.

Muratori shqiptar të cilit iu zbuluan 17 kilogramë kokainë shtatë muaj më parë, megjithatë nuk ka dalë ende nga burgu i Spoletos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu