Pranga për 42-vjeçarin serb/ Tentoi të kalonte mbi 6 mijë fishekë në veri të Kosovës

0
Gjigandi

Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në fshatin Jashanicë të Leposaviçit ka arrestuar një shtetas serb të moshës 42-vjeçare dhe se gjatë kontrollit të automjetit të tij i janë gjetur 6 mijë e 300 fishekë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ky shtetas është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i Policisë:

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu