A ikën terroristët serbë me negociata? Si përgjigjet ministri Sveçla

0
Gjigandi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media ku ka zbuluar dëshmi të reja të cilat faktojnë se  Serbia ka organizuar sulmin e 24 shtatorit në veri.

Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej rreth 30 personave të armatosur dhe maskuar në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

I pyetur se si autorët mundën të iknin, Sveçla dhe Hoxha mohuan se me ta kishte pasur negociata.

“Abolutisht nuk kishte kurrëfarë negocimi. Tërheqja e tyre është bërë edhe për shkak të terrenit jashtëzakonisht të rëndë”, tha Sveçla duke shtuar se në atë zonë ka “male të larta me shumë vegjetacion” dhe se “kjo ua ka mundësuar tërheqjen si edhe përgatitja e tyre ushtarake…”.

Edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se për tërheqjen e tyre nuk kishte “asnjë komunikim”. “Asnjë komunikim dhe asnjë tentativë s’ka pasur për t’i krijuar dikujt korridor me u tërheq”,- tha Hoxha

RonaTyra

Sveçla u pyet edhe për vilën e Milan Radoiçiqit, organizatorit të grupit terrorist që sulmoi Kosovën. Ai tha se ka propozuar që ajo të shndërrohet në stacion të Policisë. Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiqit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla tha se po e diskuton me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu