Portieri bën gafën e shekullit, largon Interin nga titulli kampion (video)

0
Portieri bën gafën e shekullit, largon Interin nga titulli kampion (video)
Gjigandi

Interi e humbi ndeshjen e papambetur ndaj Bologna 2-1, në fushën e kësaj të fundit. Edhe pse kaluan shumë shpejt në epërsi, zikaltrit e Simone Inzaghit bënë “vetëvrasje” në fund, duke dalë pa asnjë pikë dhe vështirësuar shumë objektivin e titullit.

Milani “fërkon duart”, pasi në kushte të barabarta, tashmë e sheh veten 2 pikë përpara kushurinjve të Milanos. Katër ndeshjet e fundit të kampionatit do të vendosin gjithçka, por Interi e shpërdoroi mundësinë e madhe që kishte në dorë.

Disfata u shënjua nga gabimi shumë i rëndë i portierit rumun Ionuț Radu në minutën e 82-të të Bologna-Inter 2-1. Pasimin me duar (rivënien anësore) nga Perisic, ish-portieri i Genoa tentoi ta adresojë nga e majta, për ta luajtur topin shkurt.

Në vend të kësaj, rezultati ishte dalja huq, që i hapi rrugën sulmuesit kuqeblu Sansone për të shënuar golin vendimtar. Një gafë e ngjashme me atë të Meret, pak ditë më parë në Empoli-Napoli, dhe që rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë Interit për sa i përket kampionatit.

Pothuajse një gafë të tillë bëri edhe 44-vjeçari Buffon në ndeshjen e fundit me Parmën. Pra, duket një “virus” fatal që po i turbullon njëri pas tjetrit portierët në futbollin italian.

RonaTyra

Sidoqoftë, gafa e Radu peshon më shumë, sepse mund t’i ketë hequr titullin nga duart skuadrës së tij. Prandaj, rumuni dol inga fusha me lot në sy, duke e kuptuar peshën e përgjegjësisë së madhe.

🤦‍♂️#IonutRadu #BolognaInter pic.twitter.com/h0xM2hRQ77

– Ismael Romero (@IsmaelRomero) April 28, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu