Policisë merr pajisje profesionale për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme

0
Policisë merr pajisje profesionale për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme
Gjigandi

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t’i dorëzojë sot Policisë së Kosovës (PK) pajisje profesionale në vlerë prej më shumë se 440,000 dollarësh.

Në ceremoni do të dorëzohen skanerë dore, kamera termike, endoskopë dhe dronë, të cilët PK-ja do t’i përdorë për të luftuar trafikun e armëve të paligjshme dhe për të përmirësuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta (SALW).

“Dorëzimi i pajisjeve është pjesë e Programit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i financuar bujarisht nga qeveritë e Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë, Holandës dhe Norvegjisë si dhe i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Samedin Mehmeti, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të shoqërohen nga ambasadori gjerman Sh.T. Jörn Rohde, ambasadorja franceze Sh.S. Marie-Christine Butel, përfaqësues nga Ambasadat e Norvegjisë, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zyrës së BE-së në Kosovë dhe zyrtarë të tjerë në këtë ngjarje

“, thuhet në njoftim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu