Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje në fshatin Kryemadh në Kukës.
Sipas një postimi në Facebook, policia u shpreh se ka arrestuar shtetasin B. S. 36 vjeç, i cili i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
“Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”, ka thënë policia.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
/abc24.al/