Nëntë pako me kanabis të cilat ishin të lidhura në një dron, janë kapur mbrëmjen e sotme nga policia e Malit të Zin ë kufirin shqiptar.
Sipas mediave malazeze, droni është pikasur mbi ujërat e liqenit të Shkodrës, duke lëvizur nga zona e Bajzës në drejtim të rajonit të Kodrës.
“Në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, policia po ndërmerr masa dhe veprime të mëtutjeshme në kompetencë të saj për identifikimin e personave që kanë kryer veprën penale”,
thuhet në komunikatë.
Deri më tani nuk ka ende informacion mbi itinerarin që ka përshkruar droni. Policia po vijon hetimet mbi këtë rast.