Policia i prish humorin

0
Gjigandi

Thuajse 50% e futbollistëve në botë kanë edhe golfin si hobi të tyre dhe për të cilin shpesh lënë edhe impenjime të rëndësishme (Gareth Bale është shembulli konkret).

Mes tyre, Carlos Tevez është apasionuar shumë vitet e fundit, aq sa në Tandil, një qytet pranë Buenos Aires, shpesh organizohen turne dhe ndeshje golfi. Kjo e ka shtyrë “Apashin” të harrojë rregulloren dhe izolimin, duke udhëtuar në këtë vend. Autoritetet e kishin mbyllur këtë qytet dhe nuk lejohej futja e qytetarëve jo rezistentë. Shkaku i masave mbrojtëse është koronavirusi.

Menjëherë sapo e ka pikasur, policia e ka bllokuar 36-vjeçarin e Boca Juniors në hyrjen e Tandil dhe nuk e ka lënë të futet brenda. E përditshmja argjentinase “Clarin” sjell edhe reagimin e Policisë në lidhje me ish-goleadorin e Juventusit:

“Nuk pati probleme për t’u kthyer nga kishte ardhur, Carlos u tregua shumë xhentil. Na tha se kur të mbarojë kjo situatë emergjente, do të kthehej sërish për të luajtur golf“, lexohet në komunikatën e forcave policore të qytetit argjentinas.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu