Ermiri dhe Rudi lanë Pogradecin katër vite më parë, për të nisur një jetë të re e ngritur një biznes të tyren në Ukraninë.
Ermiri vijon të jetë atje duke jetuar me frikën dhe të papriturat që prodhon lufta. Ai pranoi të intervistohet nga përmes telefonit.
Muhamed Veliu: Në cilin qytet je?
Ermiri: Kminicki, është rajoni. Këtu në zonën ku jemi ne është qetësi faktikisht. Ka patur vetëm ditën e parë dhe ditën e tretë bombardime në një pikë strategjike që kë këtu në zonë sepse është aeroporti i dytë më i madh luftarak në territorin e Ukrainës. Këto ditë kanë qenë të qeta.
Kur ka patur bombardime ditën e parë kam qenë në Kiev. Rrobat i kisha patur gati 70% gati që dy tre javë përpara. Kam marrë çantën kam marrë makinën kam zbritur dhe njoftova të gjithë shokët dhe vëllain dhe kam ecur në drejtim të perëndimit.
Muhamed Veliu: Po vëllai ku ndodhet?
Ermiri: Vëllai tani për momentin është në territorin e Polonisë. Dje ishte me mua, një javë më parë ishte në të gjithë zonat e nxehta sepse ai jeton në Buca. Atje janë bërë shumë luftime. Natën e parë ishte në Buca. Pastaj 6 ditët e tjera ka qenë në rajonin e Zhitomirit. Jo në qytet brenda por në zonën e Zhitomirit ku ka patur bombardime çdo ditë dhe në mënyrë intensive.
Muhamed Veliu: Si je duke e përjetuar të gjithë këtë situatë lufte në Ukrainë?
Ermiri: Ne e kemi përjetuar njëherë 97 tën. Vetëm bombat nga ajri më bëjnë përshtypje. Moralisht jemi shumë mirë deri tani. Këtu ku jam njerëzit në ditët e para kanë qenë në panik. Disi janë qetësuar. Janë para faktit që jemi në gjendje lufte dhe presim gjithçka. Në zonën tonë nuk ka patur mungesa uji të pijshëm, gazi apo energji elektrike. Por sot po dëgjoja se në disa qyteza përreth Kievit nuk ka energji edhe gaz. Pjesa e ushqimeve, maketet aktualisht punojnë normalisht në zonën që jam unë. Në Kiev ka radhë.
Muhamed Veliu: A ka shqiptarë të tjerë në dijeninë tuaj që janë ende në Ukrainë?
Ermiri: Në dijeninë time shqiptarë të tjerë nuk ka. Një vajzë që ka qenë ka udhëtuar para katër ditësh ka daë nga territori Ukrainës në drejtim të Polonisë bashkë me vajzën.
Muhamed Veliu: Ti vetë ke ndërmend të qëndrosh apo dalësh nga Ukraina?
Miri: Për momentin jam duke qëndruar. Ne u nisëm faktikisht të iknim në drejtim të Shqipërisë. Kemi qenë 6 makina me rreth 25 veta. Ikën dy makinat netët e parë, dy të tjera natën e dytë në drejtim të Europës disa në Poloni e Hungari një në Austri. Ditë për ditë më pas vinin shokë pas shoku që kërkonin ndihmë për ti strehuar këtu. Për momenti thamë po rrimë, po ndihmojmë. Nëse do të ketë edhe këtu bombardime natyrisht do të lëviz në një qytet më afër Europës.