Debati në PD, Luan Hoti: Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti!

0
Debati në PD, Luan Hoti: Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti!
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Luan Hoti, bëri thirrje për bashkimin e demokratëve. Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve që po mbahet në selinë blu, Hoti mësohet të ketë thënë se zgjidhja nuk gjendet duke hequr kryetarin, por duke reflektuar dhe duke bashkuar demokratët.

Luan Hoti: Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi.

Nuk i lamë gjë mangët fushatës, problemi është përçarja e demokratëve. Garën nuk e kisha me demokratët, e kisha me Sakon, po nuk ishte kështu për pjesën tjetër. Demokratët na ndëshkuan te dyja palëve.  Cila është zgjidhja? A është zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thotë është gati për çdo zgjidhje, por tërheqja e tij nuk është zgjidhja në ketë moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojmë. Duhet bashkim. Për zgjedhje brenda partisë nuk mund te mendojmë, te paktën jo brenda një viti. Duhet një formulë bashkimi fillimisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu