Një 21-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me kamionçinë 30 klandestinë nga Bangladeshi, me qëllim dhënin e ndihmës për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
Sipas policisë, i arrestuari për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash.
“Ky shtetas po udhëtonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi
“, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Shkodër.
Transportonte me kamionçinë 30 shtetas nga Bangladeshi, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kruja.
Ky shtetas, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash.
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, si dhe të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kontrollin e imtësishëm të automjeteve të mbyllura që mund të transportojnë emigrantë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 21 vjeç banues në Krujë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.