“Po! Po! Numër një!”, këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit në “Melwood” pasi ai u kurorëzua si kampion i Premierligës me Liverpoolin.
Fotografët e klubit nuk mund të mos e kapnin gëzimin në fytyrën e reprezentuesit zviceran, shkruan “Liverpoolecho”.
Por, nuk ka qenë edhe një edicioni i mirë për të këtë vit.
Lëndimet nuk e kanë ndihmuar situatën e tij nën drejtimin e Jurgen Kloppit, me futbollistin kosovar që ka zhvilluar më pak se 200 minuta në Premierligë.
Raportimet e shumta vazhdojnë ta lidhin emrin e tij me një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.
Sidoqoftë, reagimi i tij në “Melwood” nuk ishte ai i një njeriu të dëshpëruar me situatën e tij.
Ky nuk ishte kampionati i parë për të dhe ka qenë në këtë situatë më herët.