Po festonte ditëlindjen/ Arrestohet për herë të dytë gazetari italian. Dëshmia: Jam klaustrofobik

0
Gjigandi

Thyerja e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, dënim i marrë për akuzën e evazionit fiskal ka çuar në pranga sërish gazetarin italian Emilio Fede, raporton “Corriere Della Serra”.

Fede kishte dalë që të festonte 89-vjetorin e tij në një restorant në bregdet në Napoli, kur disa policë të veshur civilë e arrestuan.
“Kjo është shëmbëlltyra e ish-drejtorit të TG4, i cili theu masën e sigurisë për të drekuar me gruan e tij, shkruan italiania Corriere.
“Kisha ditelindjen dhe nga Milano vendosa që me mbarimin e arrestit shtëpiak të ikja për të kaluar dy ditë me gruan time. Ne shkuam në restorant për të ngrënë një picë, kur karabinierët arritën atje, duke më njoftuar për arrestimin për krimin e evazionit. Ishte një gjë e tmerrshme”, tha gazetari.
Më tej ai shprehet: “Jam larguar nga Milano kur ende nuk kisha marrë nënshkrimin në shërbimet shoqërore, kjo është akuza që më bëhet. U shoqërova në hotel dhe tani as nuk mund të shikoj nga dritarja – thotë Fede. Unë jam klaustrofobik, u operova dhe mezi mund të eci, duhet të mbahem dhe me shkop. Ishte një arrestim para të gjithëve, jam i tmerruar, se si mund të marrin ashtu një qenie njerëzore, e jo më Emilio Feden”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu