“Po eci” arrin dy milionë klikime, Unikkatil: Nuk e kam në plan të ndalem

0
“Po eci” arrin dy milionë klikime, Unikkatil: Nuk e kam në plan të ndalem
Gjigandi

Ditë më parë reperi i njohur, Unikkatil u rikthye me një projekt të ri muzikor.

Kënga “Po eci” ngjalli reagime të shumta dhe u konsiderua ‘diss’ për reperi tjetër, Fero i cili iu kundërpërgjigj menjëherë.

Fero lansoi këngën “BMW” si një ‘diss’ për Unikkatilin por duke i përfshirë edhe dy reperët e tjerë Mozzik dhe Getinjo.

Foto: Unikkatil/Instagram

RonaTyra

Pavarësisht kësaj, dy vëllezërit nga Ferizaj nuk kanë reaguar ndaj reperit nga Gjilani, ndërsa vet Unikkatil tashmë ka paralajmëruar një tjetër projekt.

Kënga “Po eci” deri më tani ka grumbulluar dy milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube, dhe teksa ka konfirmuar këto shifra në një postim në Instagram, Viktor Palokaj (emri i plotë) ka thënë se nuk planifikon të ndalet më.

Foto: Unikkatil/Instagram

“Faleminderit. Këtë herë nuk e kam në plan me u ndalë”, ka shkruar Unikkatil në postim.

Mbetet të shihet se çfarë po planifikon  këtë herë reperi, po padyshim një tjetër projekt i ri muzikor nga ai do të mirëpritej nga fansat e tij të shumtë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu