Plas tritoli/ Tronditen dyert e banesave në Kamëz

0
Gjigandi

Dy shpërthime me lëndë plasëse kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Yzberisht dhe Kamëz.

Burime për median bëjnë me dije se shpërthimi i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Yzberisht para banesës së pronarit me iniciale A.A., pa shkaktuar dëme.

Ndërsa shpërthimi i dytë në Kamzë sërish ka ndodhur në orët e para të mëngjesit nga ku është dëmtuar porta e shtetasit M.Z.,

Forcat blu po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RonaTyra

Njoftimi i Policisë

Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- thotë policia

‘Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu