Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Libonik të Korçës, ku dy persona janë dëmtuar me mjete të forta gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se shtetasit u dërguan për mjekim në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 09.06.2020, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit B. R., 34 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi: top-channel.tv