Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Korçës ku një 27 është goditur me thikë në pjesën e barkut. U mësua se i riu është paraqitur në Spitalin e Korçës, ku ka marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
U bë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri në zonën e quajtur “Trekëndëshi” në Korçë, ku gjatë përleshjes i riu ka mbetur i plagosur. Sipas burimeve policore bëhet me dije se forcat blu të komisariatit të Korçës kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim. Në total janë 3 persona të shpallur në kërkim.
Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27 vjeçari me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën./ Abcnews