Plagosje më armë zjarri në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i 55-vjeçarit

0
Gjigandi

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave më armë mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Bëhet me dije se i plagosuri me armë zjarri është identifikuar si shtetasi Luan Hushi. Burimet paraprake njoftojnë se ky i fundit është qëlluar nga Klodian Keqi.

55-vjeçari ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ngjarja ka ndodhur në Zgërdhesh të Fushë-Krujës, por ende nuk dihen rrethanat.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes si dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

RonaTyra

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu