Plagosja e të riut në hotelin në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

0
Gjigandi

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri një 20-vjeçar.

Shtetasi me iniciale T.Sh., akuzohet për  veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi ka qenë i pranishëm në ambientet e dhomës ku mbeti i plagosur i riu.autostraden

Sakaq janë arrestuar edhe shtetasit me iniciale A. B., 22 vjeçe dhe E. H., 66 vjeç për veprën penale Moskallëzimi i krimit” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “July”.

RonaTyra

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në datën 08.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “July“, kapën dhe ndaluan shtetasin:

  1. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur më datë 8.12.2021, në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ka rezultuar se shtetasi T. Sh. ka qenë bashkë me shtetasit M. B., A. B. dhe A. S., në ambientet e dhomës ku mbeti i plagosur shtetasi A. S., 20 vjeç, me armën e zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasi T. Sh.

Pas ngjarjes janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  1. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;
  2. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu, pas ngjarjes u shpall në kërkim shtetasi M. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. S., në ambientet e dhomës së hotelit. 26-vjeçari M. B. u arrestua më datë 20.01.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linza”.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu