VIDEO: Me profile false në rrjetet sociale ku premtonin favore seksuale fituan 30 mijë euro, nisin hetimet për 3 të mitur në Tiranë 

0
Gjigandi

Tre të mitur po hetohen nga policia, pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike. Sipas Policisë së Shtetit, të miturit të moshave 16 vjeç dhe 17 vjeç, kishin hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave përvetësuan shuma të ndryshme parash.

Nga hetimet u zbardhën rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, ndërsa ata kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.

Në rrjetet sociale, ata premtonin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare.

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme.

Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu