Pjesë e grupit mafioz, ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali

0
Gjigandi

Policisë italiane ka shkatërruar një grup kriminal prej 22 presonave që merrej me trafikun e drogës në disa rajone të Italisë. Sipas mediave vendase, në prangat e Policisë kanë përfunduar dy “capo-t” e grupit, Enrico Caputo dhe Ardit Ismaili, të cilët organizonin shpërndarjen e kokainës. Për transportin kishte mjete të veçanta, ndërsa magazinimi i “mallit” bëhej në Foggia.

Gjatë hetimeve të kryera edhe nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe mjedisore, në të dyja rastet me përfshirjen e Alessandro Cassotta-s, që person që tashmë është i dënuar për gjobëvënie. Po ashtu, nga hetimet rezultoi se banda kishte edhe armë që siguroheshin nga shqiptari Ismaili dhe Antonino Delli Gatti. Në të dy operacionet është përfshirë edhe vëllai i këtij të fundit, Lorenzo. Ky i fundit është arrestuar gjithashtu për trafik dhe kultivim droge.

Pasi merrnin drogën, e kalonin në baza të vogla familjare, për shembull. tek njëra qëndronte një familje, babai me dy fëmijët e tij të rritur duke shërbyer si kamuflazh për drogën që ruanin. Tani grupi ka përfunduar në prangat e Policisë, por hetimi vazhdon për të mësuar se nga vinte droga që më pas shpërndahej nëpër Itali.

EMmrat e të arrestuarve: 

ISMAILI Ardit,
CAPUTO Enrico,
SINAJ Enkeled (detto Cledi),
LOVECCHIO Donato,
VIGLIOGLIA Mario,
VIGLIOGLIA Mattia,
CASSOTTA Alessandro,
MONTICFLLI Daniele Rosario,
DELLI GATTI Antonino,
DELLI GATTI Lorenzo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu