Recetë/ Hallvë me arra e lëng portokalli

0
Gjigandi

Përbërësit

2 filxhanë çaj miell misri

1 filxhan vaj ulliri

2 filxhanë sheqer

5 filxhanë ujë

RonaTyra

1 filxhan arra ose bajame

2 portokalle mesatare

Kanellë

Përgatitja

Si fillim në tenxhere hidhni ujin, sheqerin dhe kanellën. Përziejeni mirë derisa sheqeri të jetë tretur.

Më pas shtrydhni portokallet dhe lëngun e tyre shtojeni tek tenxherja ku keni sheqerin.

Përziejeni mirë për disa minuta dhe vendoseni në zjarr mesatar.

Lëreni tenxheren në zjarr derisa të shihni që në sipërfaqen e saj fillojnë krijohen bulëza.

Kur të valojë lëreni tenxheren në zjarr për 5 minuta kështu do të krijohet një masë afërsisht si sherbet.

Ndërkohë përgatisni brumin e hallvës.

Në një tenxhere tjetër ngrohni vajin dhe skuqni aty miellin duke e përzierë me një lugë druri.

Mundohuni që ta përzieni sa më shpesh kështu mielli nuk do të digjet dhe të hidhërojë ëmbëlsirën.

Sapo mielli të ketë filluar të marrë një ngjyrë të artë të fortë ulni temperaturën e zjarrit dhe bashkoni arrat.

Më parë t’i prisni në copa të vogla ose t’i thërrmoni plotësisht.

Tani e ka radhën sherbet i cili është i ngrohtë, ndaj dhe tregoni kujdes që të mos digjeni.

Ndërkohë që hidhni sherbetin përziejeni masën në mënyrë që të mos ngelet me kokrra të pa tretura mielli.

Vazhdoni ta përzieni ngadalë në zjarr të ulët derisa të shihni që hallva ka marrë formën e saj karakteristike.

Mund t’ju duhet rreth 15-20 minuta për të gjithë recetën, kjo sepse hallva do pjekur në temperaturë të ulët.

Kur ëmbëlsira të jetë gati ndajeni nëpër pjata duke i dhënë formë vezake përmes lugëve.

Lëreni të ftohet pak dhe mund ta shijoni duke e shoqëruar me reçel portokalli.

Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu