Gjukanoviq shpërthen “bombën”: “Open Balkan” do të përfundojë me zhdukjen e Kosovës

0
Gjigandi

Nisma “Ballkani i Hapur” do të përfundojë me zhdukjen e disa shteteve. Kështu ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Gjatë një interviste për portalin malajzian “Vojvodina Autonomija”, Gjukanoviq deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” do të përfundojë me zhdukjen e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës.

Sipas tij, kjo nismë është një skenar i vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së dhe sipas tij, nismëtarëve të saj u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve dhe homogjenizimit etnik e fetar brenda shteteve të zgjeruara. Ai deklaron se kjo ka nisur nga pala serbe.

“Bëhet fjalë për një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. Që nuk na duhen. Ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimit etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë tradicionalisht nis nga pala serbe, kësaj radhe “bota serbe”. Dhe vazhdon, automatikisht, me të njëjtët shtypës të mëdhenj shtetërorë.

Gjukanoviq thotë se kjo duhet të përfundojë me zhdukjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Por është e sigurt se do të kishte përfunduar me luftë dhe disa gjenocide të tjera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu