Janë bërë disa vite që kur Rina Balaj është bërë pjesë e estradës shqiptare.
Ajo fillimisht nisi karrierën si pjesë e kompanisë “On Records”, për të vazhduar më pas si solo artiste.
E njëjta u ka dhënë mundësinë së fundmi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.
Rina Balaj (Foto: Instagram)
E pyetur se çfarë pëlqen më shumë në karrierën e saj, 23-vjeçarja nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Çfarë të pëlqen më shumë në karrierën tuaj muzikore?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës.
“Duke parë gjeneratat e reja që i duan këngët e mia”, u përgjigj këngëtarja nga Istogu.
Krijuesja e hitit “Bad Rosita” nesër (e premte) ndërkohë do të sjellë projektin e radhës.
/abc24.al/