Pjanic afër kalimit te Barcelona

0
Gjigandi

Miralem Pjanic mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Ylli boshnjak, i cili aktivizohet me skuadrën e Juventus, mund të bëjë një lëvizje të madhe në karrierën e tij, gjatë merkatos së verës.

‘Marca’ raporton se Barcelona është afër një marrëveshje për trasnferimin e Miralem Pjanic.

Skuadra katalane beson se 30 vjeçari do të përshtatej shumë mirë në sistemin e skuadrës dhe besojnë se ai ka akoma shumë për të dhënë nga këmbët e tij.

Pjanic ka një kontratë me Juventus deri në vitin 2023, por kampionët e Serie A mund ta shesin atë për të ngritur fondet e skuadrës.

RonaTyra

Një tjetër skuadër që gjithashtu lidhet me Miralem Pjanic është ajo e Paris Saint Germain. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ish anëtarit të Romës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu