Trajneri i Milanit, Stefano Pioli komentoi eliminimin nga Juventusi në gjysmëfinalen e kupës së Italisë.
Rossonerët luajtën baras pa gola në “Allianz Stadium”, por që u eliminuan për shkak se bianconerët shënuan një gol si mysafir, ku rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 1-1.
Pas ndeshjes, tekniku italian tha se penallti e akorduar në “San Siro” në çastet e fundit ishte vendimtare.
“Është dëshpëruese, por më duhet ta them se 11 metërshi në Milano ishte vendimtar.
U vumë nën presion nga sulmet dhe posedimi i topit nga kundërshtari, kurse në momentin e penalltisë dhe kartonit të kuq u treguam naivë. Gjithsesi, pas atij rasti ne provuam gjithçka, kishim edhe disa e raste, e sikur ta shfrytëzonim ndonjërin prej tyre…”, tha mes tjerash Pioli.