Pezullohet trajneri i Augsburgut

0
Gjigandi

Pezullohet trajneri i Augsburgut.

Heiko Herrlich u ul në stolin e Augsburgut në marsin e këtij viti, por pandemia Covid-19 bëri që debutimi i tij të shtyhej, ndërsa për të drejtuar skuadrën për herë të parë nga pankina, tekniku do të duhet të presë të paktën edhe një javë tjetër.

Të gjithë prisnin debutimin e tij në pankinë të shtunën në ndeshjen ndaj Wolfsburgut, por një gabim i Herrlich në respektimin e protokollit të sigurisë dhe rregullave të karantinës, ka bërë që t’i hiqet e drejta për të drejtuar skuadrën për një javë.

Tekniku theu rregullat duke dalë nga hoteli ku skuadra po qëndron në grumbullim dhe duke shkuar në një supermarket për të blerë pastë dhëmbësh dhe krem flokësh, ndërsa menjëherë pas kthimit është pezulluar përkohësisht nga drejtimi i skuadrës dhe është futur në karantinë.

Klubi i Augsburgut ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale dhe ka kërkuar ndjesë për sjelljen e trajnerit, ndërsa ka zbuluar se Herrlich u është nënshtruar dy herë tamponëve dhe ka rezultuar negativ, por do të ndiqet hap pas hapi për një javë, para se të rikthehen të drejtojë stërvitjen.

RonaTyra

“Kam bërë një gabim që kam lënë hotelin. Edhe pse kam ndjekur të gjithë rregullat e higjienës për të hyrë dhe dalë, kam bërë gabim, pasi nuk kam, dhënë shembull të mirë për skuadrën time dhe publikun. Jam i ndërgjegjshëm dhe paguaj për gabimin tim. Për këtë arsye nuk do të drejtoj seancën stërvitore dhe skuadrën për ndeshjen ndaj Wolfsburgut”, tha vetë Herrlich në një deklaratë në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu