Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka ngritur shqetësimin se në drejtësinë e re po ndërhyhet në mënyrë të padrejtë.
Në një analizë të tij, Vasili shkruan se drejtësia jonë po ushqehet me “serume”, duke e bërë atë më të pabesueshme.
Sipas Vasilit, çdo ndërhyrje në çdo lloj forme ka vetë, një emër, ndikim i paligjshëm mbi drejtësinë. Sipas tij ky është një veprim i dënueshëm ligjërisht për këdo.
“Këto “serume” të përditshme, në zyrat e gjykatave të të gjitha niveleve nuk janë asgjë tjetër veçse goditje përfundimtare e çdo lloj besimi apo iluzioni besimi tek pavarësia e saj dhe konfirmimi e vulosja e kthimit te saj realisht ne një zgjatim rilindas dhe asgjë më shumë”,
shkuan ndër të tjera Vasili.