Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj socialistëve që thanë se Meta mund ta pengojë zgjedhjen e Bajram Begajt si president.
Vasili thotë se procesi për zgjedhjen e presidentit ka pasur zero seriozitet, që nga mungesa e një cv, shpejtësia me të cilën u caktua emri dhe lirimi nga detyra si shef shtabi për ta zgjedhur Begën president dhe për të fajësuar më pas Ilir Metën se po pengon procesin.
Para se kandidati për President, Bajram Begaj të votohet si president, ai duhet të heqë dorë nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe grada gjeneralmajor.
Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, thotë Kushtetuta.
Gradat mund t’ia heqë ai që ia vendosi me dekret në vitin 2020, presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit është në një vizitë në Turqi. Dhe ndërsa Bajram Begaj dhe socialistët kanë parashikuar një procedurë rrufe, që nuk i merr më shumë se 24 orë, Meta i ka përshëndetur me një foto nga Stambolli sot në mëngjes.
Statusi i plotë i Vasilit
Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, pa asnje lidhje me seriozitetin e shtetit!
Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama &co e propozuan kantidatin per president minuten e fundit dhe keshtu nuk zgjidhet aa edhe nje specialist i thjeshte ne administrate.
Me seriozitetin zero qe i karakterizon Rama & co mbledhin grupin parlamentar e Komisionin e ligjeve 2 – 3 ore perpara seances plenare, kur edhe nje seance e thjeshte e Kuvendit kerkon, qe 48 ore perpara mbyllet gjithshka.
Me seriozitetin zero, qe i karakterizon Rama & co procedurat ligjore te detyrueshme per shkarkimin nga Presidenti te kantidatit si Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe lirimin si Gjeneral i kane te papermbyllura.
Asnje media dhe asnje deputet nuk disponon as minimumin qe eshte CV- ja e hollesishme me te gjithe datat dhe funksionet e Kantidatit per president, gje qe i kerkohet edhe specialistit me te rendomte ne administrate.
Tani Rama & Balla do na shpikin gjoja edhe procedura “speciale” per ta kaluar kandidatin per president se mos “gjoja” mos na i pengokërka Presidenti Meta.
Jua paska fajin Presidenti Meta se Rama & co jane thjesht karagjoze rrugesh dhe pa asnje lidhje me shtetin.
Jane alabake me pushtet dhe asgje me shume.
Ky do te mbetet ne histori si Procesi me karagjoz i zgjedhjes se presidentit, qe eshte pare ndonje here.
Rama dhe rilindja jane dhe mbeten thjesht karagjoze ne pushtet dhe asgje me shume.