Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka ironizuar sulmet e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë ndaj SPAK.
Vasili shprehet se histeria e sulmit të Ramës ndaj drejtësisë së tij është qesharake. Ai shton se Rama sulmon drejtësinë që ngriti vetë dhe e përzgjodhi duke u krenuar me të.
Ai kujton një deklaratë të bërë nga kreu i qeverisë një vit më parë, ku thoshte se SPAK është futur në veprim dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte.
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Rama kunder “Drejtesise” se Rames!?
Histeria e sulmit te Rames ndaj drejtesise se tij eshte vertet qesharake, por edhe domethenese.
Cilen drejtesi sulmon Rama?
Ate drejtesi qe ngriti vete, qe e perzgjodhi vete, qe u krenua vete dhe qe e kapi po vete
Rama, qe fliste per drejtesine dhe kur inauguronte kanalet e ujrave te zeza sot ben sikur qahet kunder saj.
Po ky Ramë ne 3 mars 2021 kur prezantonte programin elektoral ” Drejtesia qe duam” thoshte me gojen plot:
“Ka shpesh deklarata nga ndërkombëtarët që tingëllojnë pro qeverisë apo pro nesh. Ka vetëm një arsye, shumë të madhe dhe shumë të qartë për mbështetjen e tyre që komentohet si për ne. majde me përqeshje. E bëjnë vetëm për reformën në drejtësi dhe për të ardhmen e reformës në drejtësi. Nuk shohin forcë më mbështetëse për reformën në drejtësi sesa PS-në. SPAK është future në veprim, dhe po kryen operacione që askush nuk i mendonte”, tha Rama.
Ky Rama vete thoshte se ishte levduar shume nga keta nderkombetaret, se medemek po e bente( se po e kapte) shume mire reformen ne drejtesi
Pra ky Rama lëvdonte fort edhe SPAK-un, me ulerima frenetike, nderkohe qe SPAK vetem po mbyllte dhjetra çeshtje, qe akuzonin Ramen dhe qeverine.
Po sot çfare halli e ka mberthyer kaq fort per gryke qe qahet dhe i ben presion SPAKUT, nje SPAK-u qe realisht eshte shume larg zbardhjes se te vertetave te renda te korrupsionit te Rames dhe qeverise e qe funksionon me regji.
Eshte shume e qarte, Drejtesia qe do Edi Rama dhe te tijte eshte vetem nje: ajo qe perndjek pa ligj dhe pa te drejte kundershtaret dhe nje drejtesi te kapur per vete, qe nuk i trazon dhe nuk ju ua prish korrupsionin, hesapet dhe trafiqet.
Por eshte vertet per te qare e per te qeshur.
Rama ky dashnori pasionant deri ne histeri i Reformes me Drejtesi godet, mallkon dhe shan drejtesine e tij aq te dashur per te cilen ka kerkuar gjithmone qe:” te lihet te punoje”.
Rama kunder drejtesise se Rames edhe kete kishim mangut