Shuhet në moshën 20-vjeçare talenti skuadrës së Atalanta-s, Andrea Rinaldi.
Rinaldi ishte shtruar në spital pas një problemi në tru.
20-vjeçari, kishte marrë një goditje në tru në formën e hemoragjisë dhe gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë.
Fatkeqësisht mjekët në spitalin e Vareses nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit 19 vjeçar, është konfirmuar edhe nga menaxheri i tij.
Mesfushori aktivizohej si i huazuar te Legnano që luan momentalisht në grupin B të Serie D.