Rikthimi i Bundesligës ka sjell pamje që shumë shpejtë do të shikohen edhe në ligat e tjera evropiane, në mënyrë që të mbrohen lojtarët nga coronavirusi.
Liga gjermane u rikthye për të përfunduar edicionin 2019/20, derisa ishte ndërprerë në mesin e muajit maj.
Por, futbolli nuk ishte ndalur në vendet si Turkmenistani e Bjellorusia, që nuk iu përmbajtën rregullave të Organizatës së Shëndetit Botëror.
Pesë ndeshje janë zhvilluar sot në Bundesligë në kuadër të javës së 26-të, derisa janë shfaqur imazhet se si ka vendosur Gjermania që futbollit të rikthehet në mesin e pandemisë botërore.
Me rikthimin e ligës gjermane, pritet që shumë shpejtë të rikthehen edhe Liga Premier, Serie A dhe La Liga, gjersa Ligue 1 dhe Eredivise i kanë përjashtuar sezonet.
Gjermani në protokollet e tyre ka vendosur pesë rregulla të reja, që skuadrat duhet t’i përmbahen gjatë një ndeshje.Pesë rregullat ekstreme: Dezinfektimi i topit, Tribuna e boshatisura apo me tifozë të punuar nga kartoni, Distanca sociale, Futbolli me pesë zëvendësime, Maska për të gjithë që gjenden në stadium.