Tifozët zgjedhin më të mirin tek Barça, nuk është Messi

0
Gjigandi

Pas suksesit në kampionat të rivalëve të Real Madrid, ka ardhur shfryrja e Lionel Messi-t që ka bërë fajtor të gjithë skuadrën për gabimet e bëra në këtë sezon.

Gabime që kanë çuar blaugranat në vendin e dytë në kampionat dhe që mbi të gjitha vënë në rrezik vazhdimin e sezonit Champions League, ku Messi me shokë do të përballen me Napoli-n.

Megjithatë, sikur të mos mjaftonte kjo, për Messi-n ka ardhur një tjetër lajm i keq.

Tifozët, në fakt, nuk e konsiderojnë më të mirin e sezonit të Barcelona-s dhe e kanë treguar këtë me një sondazh të Marca-s.

RonaTyra

E përditshmja spanjolle ka bërë një sondazh në orët e kaluara për të zgjedhur se cilët janë lojtarët më të mirë të këtij sezonit për Barcelona-n.

Sipas tifozëve të Barçës, edhe pse votimet janë akoma të hapura, në vendin e parë është portieri Marc-Andre Ter Stegen, lojtari që ka marrë më pak vota kundër.

Pleshti ka marrë më shumë pëlqime se Ter Stegen, por edhe më shumë vota kundër.

Në vendin e tretë është talenti Riqui Puig, i ndjekur nga Ansu Fati, Langlet, de Jong, Semedo, Vidal, Sergi Roberto dhe Araujo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu