Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë -Fier, tek mbikalimi i Novoselës.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dyshon paraprakisht se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.
Po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë -Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.