Përshëndetet marrëveshja/ SHBA, BE, OSBE dhe Komisioneri i Zgjerimit: Shqipëria më pranë BE

0
Gjigandi

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe osbe-së që luajtën rol kyç në negociatat e vështira mes palëve përshëndetën marrëveshjen dhe thanë se Shqipëria është më pranë BE-së. Po ashtu nga Brukseli erdhi edhe urimi i Komisionerit të Zgjerimit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ambasadorët dhanë deklaratat e tyre për mediat.
Yuri Kim: Jemi shumë të kënaqur që u bë kjo marrëveshje, pas shumë orëve pune. Çdo person të gjitha palët që ishin aty kanë dhënë kontributet dhe kanë hequr dorë nga diçka. E bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria përfituese. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje, por po ta shikojmë në një kuadër të gjerë, kjo është një gjë që të gjithë do të japin mbështetjen më pas. Jemi krenar për këtë, SHBA do të mbështes në rrugën drejt BE.
Soreca: Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje. Është rezultat i një procesi gjithpërfshirës. Ishte një marrëveshje të mërkurën, por e dini se ka qenë opozita e bashkuar për të shqyrtuar më tej administratën zgjedhore. Gjë e cila është në përputhje me OSBE dhe ne e përkrahim këtë që është arritur. Ne kemi një marrëveshje tani. Në emër të BE dua të them se Shqipëria është më pranë BE. Kjo se një nga kushtet për celjen e negociatave do të përmbushet. Kjo vjen në një moment shumë të mirë pasi KE do të jetë baza e negociatave”
Norman: Kjo është një ditë shumë e mirë pas shumë negociatash. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga diçka. Marrëveshja u bë e mundur pasi pati dëshirë për kompromis.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu