Juventusi avancoi me rezultat 0:2 por gjunjëzohet me 4:2 nga Milani, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milan.
Milani senzacinal, humbjen e sigurt e shndërroi në fitore.
Milani dhuroi spektakël golash, mori një fitore shumë të rëndësishme në luftë për të siguruar një vend në garat evropiane.
Në pjesën e dytë u shënuan gjithsej gjashtë gola. Kjo ishte bukuri e futbollit.
Rabiot (47′) e Ronaldo (53′) shënuan për epërsinë 0:2, por kjo nuk i mjaftoi ‘Zonjës së Vjetër’. Veçmas Rabiot shënon eurogol nga rreth 18 metra në këndin e majtë të epërm të protës së vendasve.
Spektakël golash sidomos nga vendasit, kur shënuan katër herë në 28 minutat e fundit.
Trimat e fitores për Milanin janë Ibrahimoviç që shënoi në minutën e 62-të nga penalltia, pastaj Kessie (66′), Leao (67′) e Rebiç (80′).
Pas javës së 31-të Juventusi udhëheq me 75 pikë, ndërsa Milani renditet në pozitën e pestë me 49 pikë, duke lënë pas Romën e Napolit me nga 48 pikë, por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje me pak.