Është përmbyllur me sukses edhe moduli i katërt i edicionit të tretë të kursit për menaxhimin e avancuar sportiv (ASMC 3), i cili për dy ditë u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë.
Në modulin e katërt u ligjërua për menaxhimin e financave, me ç’rast ligjërues i ftuar ishte edhe auditori i licencuar, Altin Sahiti.
Ligjëruan edhe drejtori i programit ASMC 3, Ibër Alaj, PhD, dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, PhD.
Në cilësinë e mysafires, sot ishte edhe drejtoresha e Akademisë Olimpike të Shqipërisë, Eda Çaushi, e cila vlerësoi lart organizimin e këtij kursi.